Flash

A more mesazh nga Rama për "Xibrakën"? Dumani shmang përgjigjen

Lapsi.al 15 July 2024
A more mesazh nga Rama për "Xibrakën"? Dumani shmang

Gjatë raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumanit në parlament, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka pyetur në lidhje me një mesazh që i ka dërguar kryeministri Rama për të mbyllur dosjen Xibraka, ku është përmendur vëllai i tij, Olsi Rama.

"Rezulton se Kryeminsitri Edi Rama, përmes një shtetasi funksionar publik i ka përcjell Drejtuesit të SPAK, një mesazh duke kërkuar që “Cështja Xibraka”, të “mbyllet pak shpejt”. Duke vlerësuar integritetin e Drejtuesit të SPAK, dhe duke shmangur komentet tuaja për veprimet e kryeministrit, duhet që të informoni Kuvendin e Shqipërisë, mbi përgjigjen që ju i keni dhënë kryeministrit dhe a jepni ju garanci si drejtues i Prokurorisë që ky mesazh privat i Kryeministrit nuk do të ndikoje në punën tuaj?" pyeti Bardhi.

Në përgjigjen e Dumanit, ai as mohoi, as pohoi ekzistencën e një mesazhi të tillë, por tha se marrëdhëniet me Ramën janë institucionale dhe proceduriale.

"Lidhur me marrëdhënien me kryeministrin apo çdo titullar institucioni, qoftë edhe me kuvendin marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe proceduriale. Institucionale, kur kanë nevojë institucionet të komunikojnë dhe proceduriale kur ndonjëri prej tyre është e nevojshme të thirret në cilësinë e deklaruesit, personit në dijeni apo të pandehurit. Kjo është marrëdhënia ime me të gjithë pa asnjë përjashtim" u shpreh Dumani, që nuk mohoi të ketë marrë një mesazh si ai që i përmendi Gazment Bardhi.

Në qendër të dosjes Xibraka ishte një grup kriminal që importonte kokainë nga Kolumbia dhe që u shpërbë falë ndërhyrjes së shërbimeve partnere, sipas informacioneve që erdhën nga Gjermania. Ky grup kishte ngritur një laborator kokaine në Xibrakë, një fshat në Elbasan. Sipas dokumentave që publikoi Gazment Bardhi, vëllai i kryeministrit, Olsi Rama kishte përdorur të njëjtën makinë që përdorte kreu i grupit kriminal për të udhëtuar jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI