Flash

Iu refuzuan 5 orë leje për Himarën, Beleri merr 5 ditë leje për Strasburgun

Lapsi.al 14 July 2024
Iu refuzuan 5 orë leje për Himarën, Beleri merr 5 ditë leje

Zyrtarisht Ferdi Beleri ka marrë leje për t'u betuar në Strasburg si eurodeputet i Greqisë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Jo një, por pesë ditë.

Leja nis ditën e hënë, kur ai do të udhëtojë drejt Strasburgut në Francë për të kryer betimin dhe të marrë mandatin e tij si ligjvënës evropian.

Me lejen që i jepet për t'u betuar në Strasburg provohet edhe një herë farsa me të cilën Beleri u pengua për t'u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës.

Refuzimi për 5 orë leje që kërkoi në atë kohë iu refuzua jo vetëm nga Drejtoria e Burgjeve, por edhe nga SPAK, nga Gjykata e Durrësit, nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe nga Gjykata Kushtetuese.

Kuptohet se i gjithë sistemi gjyqësor, apo siç quhet ndryshe "drejtësia e re" iu bind urdhrit politik të kryeministrit Rama, që nuk mund t'ia linte opozitës Bashkinë e Himarës.

Njoftimi zyrtar:

Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024. Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI