Flash

Atentati ndaj Trump, si reaguan liderët botërorë

Lapsi.al 14 July 2024
Atentati ndaj Trump, si reaguan liderët botërorë

Liderët botërorë kanë reaguar pas atentatit ndaj Donald Trump, gjatë një mitingu që po zhvillonte në Pensilvani. Si pasojë e të shtënave, Trump mbeti i plagosur në veshin e djathtë, ndërsa një prej pjesëmarrësve në tubimin e ish-Presidentit humbi jetën. Gjithashtu atentatori, një 20-vjeçar, u eleminua nga shërbimet e sigurisë.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ai është “i tmerruar” nga “skenat tronditëse” dhe dhuna politike “nuk ka vend në shoqëritë tona”.

Presidenti Joe Biden tha se kombi “duhet të bashkohet për të dënuar” incidentin.

Barrack Obama, i cili ishte president para Trumpit deri në vitin 2016, tha: “Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Edhe pse ne nuk e dimë ende saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht dhe ta përdorim këtë moment për t’iu përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”.

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson tha se “është një mrekulli që Donald Trump i shpëtoi një tentative vrasjeje”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se një dhunë e tillë “nuk ka justifikim dhe nuk ka vend askund në botë”.

Kryeministri i Japonisë Fumino Kishida tha se bota duhet të “qëndrojë e palëkundur” kundër çdo forme dhune që “sfidon demokracinë”.

Kancelarja gjermane Olaf Scholz shkroi në X se sulmi ishte “i neveritshëm”, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se “solidariteti dhe urimet e saj më të mira” për një shërim të shpejtë janë me Trump.

Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë, tha se dhuna politike nuk është “kurrë e pranueshme”. Kryeministri i Indisë Narendra Modi tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga sulmi ndaj “mikut” të tij Trump.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell e përshkroi incidentin si “të papranueshëm”, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte “një tragjedi për demokracitë tona”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI