Flash

E rëndë në Greqi/ Burri vret ish-gruan dhe më pas veten në sy të vajzës së mitur

Lapsi.al 13 July 2024
E rëndë në Greqi/ Burri vret ish-gruan dhe më pas veten

Një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri ish-gruan e tij dhe më pas veten në Amfilochia të Greqisë. Sipas medias greke, dy ditë më parë viktima kishte bërë kallëzim ndaj 43-vjeçarit për dhunë dhe kërcënim në familje, por nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij.

Në datën 12 maj të vitit të kaluar, autori u arrestua pas denoncimit të gruas së tij, e cila ishte të larguar nga banesa pasi ai e dhunonte e fyente dhe kërcënonte.

Në atë kohë ai u shpall i pafajshëm dhe u lirua.

Në atë kohë, edhe 43-vjeçari kishte bërë padi ndaj 36-vjeçares, ku edhe ajo u shpall e pafajshme.

Sipas informacioneve të deritanishme, 43-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gruas në mëngjes herët duke mbajtur në dorë pushkën.

Vajza e tij 13-vjeçare, e cila e vuri re, ka bërtitur.

Qiramarrësi i katit të sipërm të shtëpisë dëgjoi zërat dhe u përpoq ta ndalonte.

Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. I tërbuar, ai qëlloi gruan nga xhami.

Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës dhe ka vrarë veten.

Gjithashtu, më datë 12.05.2024, 43-vjeçari, pas ngritjes së padisë nga 36-vjeçarja, u arrestua brenda kufijve të Komisariatit për dhunë në familje, fyerje, kanosje dhe lëndim trupor. , ndërsa më pas ka bërë padi ndaj 36-vjeçares për dhunë në familje.

Dy të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente dhe më pas janë shpallur të pafajshëm gjatë shqyrtimit të rastit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI