Flash

Drini Zeqo flet për humbjen e babait: Ishte shokuese, më dukej sikur do të kthehej

Lapsi.al 13 July 2024
Drini Zeqo flet për humbjen e babait: Ishte shokuese, më dukej sikur

Ish-banori i BBV dhe moderatori i njohur Drini Zeqo, ka folur për humbjen e babait në një intervistë për emisionin “S’e Luan Topin”. Zeqo u shpreh se kjo periudhë ka qenë shumë shokuese për të, pasi gjithmonë shpresonte që i ati do të shërohej.

Ish-banori i BBV tha se gjatë kohës që babai i tij ishte në koma i ka folur vazhdimisht, pasi ndjente sikur gjithçka do të rregullohej.

“Djemtë babain e shohin si shembull. Kur ndahet nga jeta e ndjen që nuk fluturon njësoj, të këputen krahët. Por në momentin që babi të ikën nga jeta në mënyrë të padrejtë. Ne nuk u ndamë dot me të. Gjatë kohës që ishte në zyrë pësoi hemorragji cerebrale, pa pasur asnjë sëmundje, ishte në moshë të re.", tha Zeqo.

Moderatori i njohur vijoi duke treguar se i duhej të niste gjithçka nga zeroja, pasi tashmë ai po punonte për t’i ardhur në ndihmë mamasë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI