Flash

Meta i përgjigjet Dash Shehit: Politikan i degraduar, korruptohet me një faqore!

Lapsi.al 12 July 2024
Meta i përgjigjet Dash Shehit: Politikan i degraduar, korruptohet me

Akuzave të Dashamir Shehit, sipas të cilit Ilir Meta e bën qesharake luftën kundër korrupsionit i është përgjigjur Tedi Blushi, sekretar i përgjithshëm i PL. Blushi ka lëshuar një seri sharjesh dhe ofendimesh për Shehin, të cilit i ka kujtuar se gjatë kohës që ishte në krye të shtetit, Meta ka bërë disa beteja me Ramën për reformën në drejtësi.

Në reagimin e tij, Blushi e quan Dashamir Shehin një "politikan të degraduar që korruptohet me një faqore qyl".

Reagimi i plotë i PL për Dash Shehin

"Në mënyrë të përsëritur sipas një regjie të Edi Ramës, pseudo-opozitari Dash Shehi, që nuk përfaqëson askënd veç "klubeve të lagjes", vazhdoi edhe sot në funksion të diversionit brenda opozitës të sulmojë Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe opozitën e bashkuar.

Kjo figurë karagjoze e "fake opozitës", që dërgohet nga Edi Rama dhe Lul Basha nga një banak në tjetrin me premtimin për një qyl-mandat, ka marrë përsipër të "legjitimitojë" edhe institucionin e kapur prej fyti nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, si SPAK-u i Dum-Dumanëve.

Të gjithë kecat e Edi Ramës dhe Lul Bashës bashkë me Dashin e tyre që lufton veç për qyl-mandat dhe qyl-faqore duhet ta kenë të qartë se lufta pakompromis dhe patriotike e Ilir Metës me regjimin kriminal të Narkoshtetit dhe Ramaformës nuk ka kthim pas.

https://www.youtube.com/watch?v=XROsftytBEo&feature=youtu.be

Se çfarë betejash patriotike ka bërë burri i shtetit Ilir Meta me regjimin kriminal të Edi Ramës, me Ramaformën, me SPAK-un e me mafian ndërkombëtare dhe se si i ka shqepur 5-0 në Venecia, i di i madh dhe i vogël.

Siç e dinë të gjithë shqiptarët se një politikan i degraduar që korruptohet me një faqore qyl nuk mund të verë në diskutim as integritetin e Ilir Metës dhe as të legjitimojë veglën qorre të Edi Ramës, SPAK-un e Don Agaçios."

Shehi sulmon Metën: E bën qesharake temën antikorrupsion!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI