Flash

Hetimet për inceneratorin/ Lirohet nga burgu Pëllumb Abeshi

Lapsi.al 12 July 2024
Hetimet për inceneratorin/ Lirohet nga burgu Pëllumb Abeshi

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia 68-vjeçarin Pëllumb Abeshi pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, mbahej në burg për inceneratorin e Tiranës.

Më datë 10 janar, GJKKO lehtësoi masën e Abeshit nga arrest me burg në arrest shtëpie, por pas ankimit të SPAK, Abeshi më 27 janar u kthye sërish në qeli me vendim të Apelit të Posaçëm. Tashmë ai lirohet sërish nga qelia pasi mbarojnë afatet e paraburgimit.

Abeshi ishte kryetari i Komisionit të Shpronësimit të ngritur me urdhër të Ministrisë së Mjedisit në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka. Emri i Abeshit ishte mes 15 personave të tjerë për të cilët SPAK firmosi urdhër-arreste më 7 dhjetor 2023 sa i takon hetimit të nisur tre vite më parë për kontratën e koncesionit "Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”.

Deri tani janë ekzekutuar 12 urdhërarreste, ndërsa 3 persona, mes të cilëve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, janë në kërkim ndërkombëtar, konsideruar koka e aferës, nën akuzë për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Të këshilluara

Censi: Kosova me 1.586.659 banorë rezidentë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të ci...

11:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI