Flash

Arrestohen dy prindërit në Fier/ Video seksuale me fëmijën 2 vjeçar në Tik Tok

Lapsi.al 12 July 2024
Arrestohen dy prindërit në Fier/ Video seksuale me fëmijën 2

Prokuroria e Fierit ka proceduar dy prindërit, të cilët abuzonin seksualisht me fëmijën e tyre 2 vjeç dhe me pas videot i publikon në aplikacionon 'TikTok'.

Dy prindritë janë ndaluar me urdhër të prokurorit ndërsa, ndaj tyre rëndojnë akuzat për ‘Pornografi’ dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Njoftimi i prokurorisë:

"Abuzonin me fëmijën e tyre mitur, Prokuroria e Fierit procedon dy prindërit për ‘Pornografi’ dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal.

Të këshilluara

Censi: Kosova me 1.586.659 banorë rezidentë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të ci...

11:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI