Flash

Punonte si kopshtar kanabisi në Britani, i riu shqiptar dënohet me 1 vit burg

Lapsi.al 11 July 2024
Punonte si kopshtar kanabisi në Britani, i riu shqiptar dënohet me 1

Një i ri shqiptar, me profesion ndërtues është dënuar me burg pasi u kap duke rritur 120 bimë kanabis në një shtëpi me tarraca në Luginat e Gwent.

Bledi Memaci, 26 vjeç, punonte për një bandë kriminale në një banesë në rrugën Adam të Abertilery. Shtëpia ishte shndërruar në një fabrikë "të sofistikuar" kanabisi e aftë për të prodhuar drogë me vlerë 58,000 £ në rrugë.

Memaci u arrestua më 24 maj gjatë një bastisjeje të policisë në banesën ku kultivohenin bimët narkotike. I riu shqiptar u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasës B dhe u dënua me 12 muaj burg.

Gjykatësi Hywel James urdhëroi konfiskimin dhe shkatërrimin e kanabisit dhe pajisjeve që shërbenin për rritjen e bimëve. Memaci përballet me deportimin në Shqipëri pasi të lirohet nga burgu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI