Flash

Aksident i rëndë në aksin Berat- Lushnjë, familja përfundoi në kanal

Lapsi.al 11 July 2024
Aksident i rëndë në aksin Berat- Lushnjë, familja

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje në fshatin Moravë.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi një makinë tip Toyota i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi.

Siç shihet në pamje, automjeti ku udhëtonte shtetasi Ëngjëll Berber, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët 14 dhe 9 vjeç, ka përfunduar në kanal.

Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, Brahim Agalliu, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nuk nga testi Drager, nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI