Flash

Vendimi/ Policët do punojnë 4 orë më shumë deri në 15 shtator

Lapsi.al 10 July 2024
Vendimi/ Policët do punojnë 4 orë më shumë deri në

Qeveria miraton vendimin, efektivët e policisë do punojnë 4 orë më shumë deri në 15 shtator.

Vendimi:

V E N D I M

PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.101, DATË 15.2.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOHËN E PUNËS DHE TË PUSHIMIT NË POLICINË E SHTETIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 63, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 76-108, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në kreun I, të vendimit nr.101, datë 15.2.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për kohën e punës dhe pushimit në Policinë e Shtetit”, bëhen këto shtesa:

a) Pas pikës 12 shtohen pikat 12/1 e 12/2, me këtë përmbajtje:

“12/1. Aktivizimi i punonjësve të policisë në punë/shërbim me zgjatje të kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe realizohet gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator.

12/2. Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.”.

b) Në pikën 13, pas fjalëve “… mbi kohën normale të punës …” shtohen “… dhe zgjatjes së kohës normale të punës/shërbimit …”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit për programin buxhetor “Policia e Shtetit”.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

Stuhi breshëri në Elbasan

Zona e Gjinarit në Elbasan u përfshi nga një stuhi e fortë breshëri këtë të martë. Stuhia zgjati rreth 2 orë duke shkatërruar të mbjellat e pemtarinë. Stu...

17:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI