Flash

Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi

Lapsi.al 10 July 2024
Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare kryeredaktori i Gazetës Panorama dhe gazetari i njohur Aristir Lumezi. Mësohet se ai është ndarë nga jeta ditën e sotme (10 korrik) pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Më një përvojë të gjatë prej dy dekadash, Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive.

Aristir Lumezi ka qenë gazetar i politikës dhe ka mbajtur postin e kryeredaktorit të Gazetës Panorama.

Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.

Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga pra 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.

Redaksia e Lapsi.al i shprehin ngushëllimet familjes Lumezi.

Të këshilluara

Zjarret në Elbasan, policia kap autorët

Policia e Elbasanit ka zbardhur dy raste të zjarrvënieve në fshatrat e njësisë administrative Papër, ndërsa ka identifikuar dy autorët e dyshuar. Policia njo...

15:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI