Flash

Media gjermane: Stafi i kombëtares shqiptare, skandal seksual në Dortmund

Lapsi.al 9 July 2024
Media gjermane: Stafi i kombëtares shqiptare, skandal seksual në

Akuza të rënda janë ngritur nga një media lokale në Gjermani ndaj stafit të kombëtares shqiptare të futbollit. Sipas medias gjermane “ruhrnachrichten”, ndaj një anëtari të stafit të kombëtares shqiptare të futbollit janë ngritur akuza nga prokuroria e Dortmundit për krim seksual. Sipas tyre, ngjarja dyshohet te ketë ndodhur gjatë qëndrimit të kombëtares shqiptare në qendrën sportive Kaiserau në Kamen.

“Më 23 qershor, punonjësi i stafit mësohet se ka kapur nga krahu një punonjëse të qendrës sportive dhe ka kryer akte seksuale kundër kundër vullnetit të saj. Autoriteti policor i qarkut Unna u informua për incidentin rreth orës 19:30, konfirmoi zëdhënësi i policisë Bernd Pentrop. Ngjarja mësohet se ka ndodhur menjëherë para nisjes së kombëtares shqiptare drejt Dyseldorfit, aty ku u luajt ndeshja e tretë në Euro 2024 ndaj Spanjës.

Prokuroria publike nuk ka dhënë më shumë informacion rreth gjendjes së viktimës së dyshuar. Sipas prokurores publike Sonja Frodermann, ajo nuk ka dijeni për ndonjë lëndim fizik të viktimës apo qëndrim në spital.

Meike Ebbert, kreu i qendrës sportive Kaiserau, gjithashtu nuk donte të jepte më shumë informacione. “Kujdesi për punonjësen dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale janë prioriteti ynë kryesor”, tha Ebbert, i cili gjithashtu konfirmoi incidentin. “Ky sulm plotëson dyshimin fillestar për përdhunim”, tha shefi i departamentit. Megjithatë, zyra e prokurorit publik nuk e përmendi në mënyrë eksplicite përdhunimin në deklaratën e saj”, shkruan media gjermane.

Të këshilluara

Erion Veliaj mbyll Instagramin

Si një makineri e pandalshme propagande mediatike, zhdukja e profilit zyrtar të Erion Veliajt në Instagram ka habitur shumëkënd sot. Llogaria e tij zyrtare m...

14:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI