Flash

Me 8 kg kokaìnē, arrestohet në Itali shqiptari dhe italiani

Lapsi.al 9 July 2024
Me 8 kg kokaìnē, arrestohet në Itali shqiptari dhe italiani

Një operacion i rëndësishëm antidrogë është zhvilluar nga Policia Financiare e Bolzanos në rrugën shtetërore 38 në Val Venosta, në zonën komunale të Silandros.

Gjatë një kontrolli rutinë, financuesit sekuestruan rreth 8.5 kilogramë kokainë të fshehur në bordin e një makine që vinte nga Gjermania.

Makina me targa italiane është ndalur teksa vinte nga Shtutgarti. Në automjet ishin dy burra, një italian dhe një shqiptar. Sjellja e tyre e acaruar ngjalli menjëherë dyshime te forcat policore, ndërsa gjatë pyetjeve të thjeshta dhanë shpjegimeve kontradiktore për arsyen e udhëtimit të tyre.

Kontrolli i mjetit u krye me ndihmën e qenve anti-drogë, të cilët identifikuan menjëherë tetë pako kokaine të fshehura në një ndarje të fshehtë në bagazh. Në total, droga e sekuestruar arrin në 8 kg e 581 g.

Sipas vlerësimeve të Policisë Financiare, kokaina do të shitej në tregun e zi me një vlerë prej 1.5 milionë euro. Përveç drogës është sekuestruar edhe mjeti. Dy burrat u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bolzanos.

Vijojnë ende hetimet për të verifikuar ndonjë lidhje mes kësaj sekuestroje dhe një sekuestrimi të madh të mëparshëm prej 100 kg hashash, të ndodhur dy javë më parë në Resia.

Edhe në atë rast, droga ishte zbuluar në një makinë që vinte nga Gjermania.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI