Flash

Ish-gjenerali i NATO: Vuçiç dëshiron të bëjë në Ballkan atë që Putin po bën në Ukrainë

Lapsi.al 9 July 2024
Ish-gjenerali i NATO: Vuçiç dëshiron të bëjë

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark tha gjatë një interviste në CNN se nëse ka problem në Ukrainë, mund të ketë të njëjtin problem edhe në Ballkan. Kjo pasi, sipas tij, Serbia është dora e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Ai dha një intervistë bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se “Serbia dhe Rusia imitojnë njëra tjetrën”.

Në të njëjtën u shpreh dhe Clark duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq po i përdor të dy krahët, perëndimin dhe Rusinë dhe se në një moment dëshiron ta bëjë atë që presidenti rus Vladimir Putin po bën në Ukrainë.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan dhe u shërben interesave të Rusisë. Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur të vijë koha ai do të bëjë atë që do Putin që ai të bëjë”, - ka thënë ai.

“Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vjetët e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndaluar, por nëse ka probleme në Ukrainë ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderë, si kryeministri Kurti, duhet të përballen me të”, - ka thënë ndër tjerash Clark. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Korçë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku janë përplasur dy mjete. Njëri ka përfunduar në lulishte duke plagosur një të moshuar. I moshuar...

20:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI