Flash

Tensione e ulërima jashtë Gjykatës së Durrësit

Lapsi.al 8 July 2024
Tensione e ulërima jashtë Gjykatës së Durrësit

Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Durrësit seanca për 15 të arrestuarit gjatë dy operacioneve policore “Summer” dhe “Tempulli”, që u zhvilluan ditën e djeshme.

Por jashtë dyerve të gjykatës para nisjes së seancës ka pasur tensione mes efektivëve të policisë dhe grave të të arrestuarve që ishin mbledhur në institucionin e drejtësisë.

Ato kanë nisur të ulërasin dhe bërtasin duke u afruar drejt automjeteve që shoqëronin të arrestuarit, ndërsa njëra prej tyre mbante foshnjën në krahë. Gjithashtu një foshnjë qëndron në tokë dhe për pak e shkelin me këmbë.

Por, gratë janë ndaluar nga policia që i kanë nxjerrë jashtë rrethimit të Gjykatës.

Gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimatri kriminale, automjete e telefona celular.

Në kuadër të operacionit “Summer” u ndaluan: Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj, Xhuliano Xhaferi dhe Mehmet Meta.

Shpallen në kërkim: Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI