Flash

Mikrokreditë/ Dumani: Kemi një hetim, keqardhje për vetflijimin e Pal Trashajt!

Lapsi.al 8 July 2024
Mikrokreditë/ Dumani: Kemi një hetim, keqardhje për vetflijimin e

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në lidhje me skemat e mashtrimit me mikrokreditë, gjatë një takimi që ka zhvilluar me gazetarët.

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë para Prokurorisë së Posaçme, ku Pal Trashaj u vetëflijua pasi nuk i ishte gjetur zgjidhje problemit të tij me mikrokreditë. Ai tha se SPAK nuk mund të hetojë çështje personale të qytetarëve, pasi ligji nuk i lejon.

''Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi vetëm një hetim për një objekt konkret.

Nuk bëj komente. Realisht na vjen keq për qytetarët që përplasen ne dyert tona dhe për ata persona që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë.

Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi para dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarë, ligji na e ka përcaktuar qartë'',- tha Dumani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI