Flash

Censusi 2023, Kisha Katolike në dyshim për rezultatet

Lapsi.al 8 July 2024
Censusi 2023, Kisha Katolike në dyshim për rezultatet

Kisha katolike e Shqipërisë ka kundërshtuar zyrtarisht rezultatet e CENSIT të publikuara së fundmi nga INSTAT. Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Dom Mark Pashkja deklaron se janë më shumë se 410 mijë shqiptarë që kanë emigruar që nga 2011 kur është bërë censusi i fundit.

Kisha katolike nuk është shumë e bindur edhe për numrin e katolikëve në vendin tonë edhe pse për këtë nuk ka të dhënë të sakta duke bërë që shumë shpejt kisha të nisë vetë një census se sa katolik jetojnë aktualisht në vendin tonë.

'Prandaj, edhe neve na lind një angazhim për ta kryer këtë Census nëpër Dioqezat dhe famullitë tona për ta njohur, edhe pse përafërsisht, por me realizëm, numrin e katolikëve në territor.'- thuhet në reagimin e Kishës Katolike në Shkodër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI