Flash

Berisha mesazh strukturave për protestën: Të dëshmojmë se jemi shumicë!

Lapsi.al 8 July 2024
Berisha mesazh strukturave për protestën: Të dëshmojmë

Në 11 Korrik, Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare ku kërkon qeveri teknike dhe lirimin e Sali Berishës nga masa e arrestit në shtëpi. Kreu i PD i ka dërguar një mesazh strukturave ku i kërkon që në 3 ditët në vazhdim të angazhohen për pjesëmarrje sa më të lartë në protestë me qëllim që opozita të tregojë se është shumica politike në vend.

Mesazhi i plotë

Pëshëndetje!

Tre ditët e ardhshme janë vendimtare për suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!

O sot o kurrë!

Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!

Sali Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI