Flash

Shkon në 50 numri personave me simptoma helmimi në Bulqizë

Lapsi.al 7 July 2024
Shkon në 50 numri personave me simptoma helmimi në Bulqizë

Rreth 50 persona, banorë të Bulqizës janë paraqitur këtë të diel në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Rastet e para që kërkuan trajtim nisën që mbrëmjen e së shtunës. Pacientët janë kryesisht të moshës 30-40 vjeç, por mes tyre ka pasur edhe fëmijë. Pacientët nuk janë nga e njëjta zonë, por nga disa fshatra e lagje të ndryshme. Ata kanë paraqitur simptoma të ngjashme si temperaturë, dhimbje barku dhe të vjella.

Mjekët i kanë diagnostikuar gastroenterit akut. Dyshimet janë hedhur mbi rrjetin e ujësjellësit për ndonjë bashkim të ujit të pijshëm me ato të zeza. Policia thotë se me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

“Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar”, - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Policia vazhdon me bllokimin e Jet Ski-ve

Në brigjet shqiptare, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara: 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone. 17 m...

14:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI