Flash

Korçë/ Arrestohen dy persona për vràsjè në tentativë

Lapsi.al 7 July 2024
Korçë/ Arrestohen dy persona për vràsjè në

Policia në Korçë ka vënë në pranga dy persona, në lidhje me një ngjarje të ndodhur tre javë më parë, ku 5 persona tentuan të vrisnin një 18-vjeçar.

Në pranga kanë rënë shtetasit, Andrea Diamandi dhe Idlir Spaho, ndërkohë u proceduan penalisht edhe 2 të tjerë, të cilët fshehën provat materiale të kryerjes së krimit.

Policia sqaron se 27-vjeçari, “Andrea Diamandi më datë 19 qershor në aksin rrugor “Korçë-Voskop”, në bashkëpunim me shtetasit S. S., 25 vjeç, S. S., 33 vjeç, Dh. D., 33 vjeç, dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me automjetin “Rang Rover” kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç, të cilin dyshohet se kanë tentuar t’a vrasin duke e goditur me mjete të forta në dukje armë zjarri, e cila nuk ka realizuar qitje”.

Ndërsa 51-vjeçari Idlir Spaho dyshohet se ka përkrahur 27-vjeçarin me të cilin ka lidhje shoqërore.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Spahos në lagjen nr. 4, Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 30 fishekë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI