Flash

Komenti pikant i Nard Ndokës në postimin e Edi Ramës

Lapsi.al 7 July 2024
Komenti pikant i Nard Ndokës në postimin e Edi Ramës

Të premten kryeministri Edi Rama inauguroi me këngë e valle hapjen e tunelit të Llogarasë.

Në faqen e tij në Facebook nuk munguan foto dhe video të përgatitura me kujdes nga zyra e propagandës për këtë “ngjarje të madhe”.

Një ditë më pas Rama ka publikuar një foto “pa mendje” nga bregu i detit, ma koment, por duke vendosur emojit e dallgëve të detit dhe diellit.

Mes 1100 komenteve, 99.99% lavdërime dhe urime ka tërhequr vëmendje ai që ka lënë kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

“Shoku Edi, futi një inaugurim tunelit kur të kthehesh, Dhërmi - Orikum si hyrje nga Saranda. Shkurton rrugën Sarandë - Milot 17 minuta..!” - thumbon Ndoka. ©LAPSI.al

nard

Të këshilluara

Policia vazhdon me bllokimin e Jet Ski-ve

Në brigjet shqiptare, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara: 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone. 17 m...

14:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI