Flash

E RENDE/ Makina përplas për vdekje një 8-vjeçare sllovake në Gjirin e Lalzit

Lapsi.al 7 July 2024
E RENDE/ Makina përplas për vdekje një 8-vjeçare sllovake

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit. Mësohet se një 8-vjeçare ka humbur jetën si pasoje e plagëve të marra nga përplasja që mori me makinë nga një shofer 18-vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit. Një 18-vjeçar me inicialet G. Gj ka përplasur të miturën me origjinë nga Sllovakia. Më tej bëhet me dije se e mitura ka humbur jetën në spital ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

"Informacion paraprak/ Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI