Flash

Mbyllet përfundimisht burgu i grave ‘Ali Demi’, sot transportohen për në Pogradec 30 të paraburgosurat e fundit

Lapsi.al 6 July 2024
Mbyllet përfundimisht burgu i grave ‘Ali Demi’, sot

Është mbyllur përfundimisht burgu i grave ‘Ali Demi’. Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë ditës së sotme po transportohen nga policia e burgjeve, 30 të paraburgosurat e fundit që do të mbahen në burgun e Pojskës, Pogradec.

Në fillim të kësaj jave u transferuan gratë me status të burgosura dhe sot të gjitha të paraburgosurat. Gazetarja Anila Hoxha thotë se burgu Ali Demi në Tiranë pritet të kthehet në një burg gjysmë të hapur ku do të mbahen të burgosurit me gjysmë liri, pra ata shtetas të dënuar që shkojnë në burg vetëm natën kurse ditën punojnë ose do ndjekin një shkollë.

Statusi i ri i burgut Ali Demi ndryshe 325 u konfirmua zyrtarishr gjatë javës së kaluar për podcastin Fol Me Anila Hoxha, transmetuar në Top albania Radio. Anila Hoxha raporton se Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi ndryshe burgu 325 është i njohur me këtë emër që prej vitit 1976. Kjo IEVP ka shërbyer si repart pune për ndërtimin e pallateve të banimit në Tiranë nga të dënuarit me burgim. Me ndërprerjen e punimeve mbeti si burg ky shlyejnë dënimin të dënuar për vepra të lehta penale si dhe gratë pas vendimit të formës së prerë. Vitet e fundit ishte burg vetem për gratë e denuara dhe të paraburgosura.

Ky institucion ka kapacitet maksimal të ofruar për 100 persona.

Me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë ”Për kategorizimin e Institucioneve të Ekzekutimeve Penale, ndër vite ishte kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme, me një seksion për gratë e dënuara dhe një seksion për gratë e paraburgosura me fëmijë deri në moshën 3 vjeç./TCH

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI