Flash

Beqaj nxjerr paratë, ofron 50 milion lekë për të dalë nga burgu

Lapsi.al 6 July 2024
Beqaj nxjerr paratë, ofron 50 milion lekë për të dalë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ofruar 5 milionë lekë garanci pasurore për të marrë një masë më të butë sigurie nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Në seancën gjyqësore, ish-ministri Beqaj i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Dje, Gjykata nuk i verifikoi dot 8 masat e sigurisë, mes tyre edhe ndaj ish-funksionarit Ilir Beqaj, të identifikuar si shpërdorues të fondeve të Bashkimit Europian, përmes prokurimeve dhe shërbimeve fiktive që aprovoheshin nga SASPAK. Avokatët e tyre kërkuan kohë shtesë për të studiuar fashikujt e prokurores së çështjes Elida Kackini, dhe për këtë shkak gjyqtarja e shtyu seancën për sot.

Hetimi i Kackinit rëndon pozitën e ish ministrit të shëndetësisë , që në këtë rast hetohet si ish drejtor i SASPAK, dhe që gjatë një viti në këtë post përmes Ermal Kurtulaj dyshohen se devijuan përmes shërbimeve si konferencave në fushën e mjedisit dhe të energjetikës gati 500 mijë euro.

Në një rast për një konferencë dy ditore shërbimi I ofruar u prokurua me vlerë 125 mijë euro , një shumë e njëjtë e prokuruar edhe nga ministria e turizmit me një çmim 38 mijë euro për të dyja eventet u kontaktua e njëjta shoqëri për fatura fiktive që u firmosën nga i arrestuari i tretë Alfred Nikolla.

Administratorë të tjerë shoqërish janë nën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje Marinela Jazoj, Bledar leka, Bjona Zijaj Elton Marini dhe Gazmend Haxhia.

SPAK thotë se nga kontrollet dhe përgjimet ka siguruar prova, për secilin mes tyre edhe një fletore e sekuestruar Ermal Kurtulajt. Prova vlerësohen edhe dokumentet për restorantin Gzona dhe për një automjet që deklarohen si pasuri të fshehura nga ish-ministri Beqaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI