Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Berisha s'i ndahet tunelit të Llogarasë: Afera më e madhe korruptive pas inceneratorëve

Lapsi.al 5 July 2024
Berisha s'i ndahet tunelit të Llogarasë: Afera më e madhe

Sali Berisha insistoi sërish sot se tuneli i Llogarasë i inauguruar sot është një aferë korruptive e përmasave të mëdha.

Duke shpjeguar se ka kushtuar 12 mijë euro për çdo turist apo banor që jeton në atë zonë, Berisha e quan ndërtimin e tunelit si "veprën e dytë më të madhe korruptive pas djegësave". 

Lexo më tej: Krahasimi/ Si u llogarit pagesa e traut për tunelin e Llogarasë 

Në një video mesazh në rrjetet sociale, Berisha krahason tunelin e Llogarasë me atë të Kalimashit dhe të Krrabës, duke u fokusuar tek ky i fundit.

"Por unë krahasimin do ta bëj sot me tunelin e Krrabës. Ky tunel që ka kushtuar gjithsej 14 mln euro për kilometër, ka në anën tjetër të vet, zonën e Shqipërisë së mesme dhe Shqipërisë juglindore, Maqedonin e Veriut, një pjesë të madhe të saj, pra rreth 2 mln banorë. Në këtë kontekst, rezulton se investimi në tunelin e Krrabës është gjithsej 32 euro për banor, kundrejt 12000 euro për banorë që është tuneli i Llogarasë. Rrjedhimisht investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë, i cili tejkalon çdo lloj standardi të pranueshëm në rrafshin ekonomik dhe e bën atë një megaaferë korruptive Rama-Balluku, sa një mal" - u shpreh Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se do të vijë dita që drejtësia të reagojë për këtë aferë korruptive.

"Garantoj shqiptarët se drejtësia, vonon dhe nuk harron, dhe se ky akt do të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit" - u shpreh Berisha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI