Flash

Vetëflijimi i Pal Trashajt/ Shehaj: Të dorëhiqet Guvernatori Sejko dhe ministri Manja

Lapsi.al 4 July 2024
Vetëflijimi i Pal Trashajt/ Shehaj: Të dorëhiqet Guvernatori

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi në Kuvend sot se për vetëvrasjen e Pal Trashajt duhet të mbajnë përgjegjësi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe ministri i Drejtësisë.

Lexo më tej: Historia e Pal Trashajt, njeriut që i dha fund jetës në dyert e SPAK 

Sipas Shehajt, Gent Sejko dhe Ulsi Manja duhet të japin dorëheqjen.

"Është e pafalshme qe ku parlament ka lejuar që një qytetari të thjeshtë, qe nuk ka vrare njeri, qe nuk ka vjedhur, qe nuk ka shkelur asnje ligj, ti merret shtëpia për 750 euro. Kjo ndodh sepse nuk ka asnjë ligj që e pengon humbjen e shtepise per 750 euro.

Është e pafalshme që 750 euro të dhjetëfishohen përmes marifeteve, sepse ky Parlament nuk ka bërë një ligj ta ndalojë.

Është e pafalshme që qytetarëve t’u merret peng jeta për vite të tëra nga një bandë kriminale që vepron me lejen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, maxhorancës dhe ministrit të Drejtësisë, i cili ka detyrën të kontrollojë dhe ndalojë abuzimet e përmbaruesve që marrin peng qytetarët.

Ka vrarë veten një qytetar i ndershëm dhe i pafajshëm. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe ministri i Drejtësisë duhet të japin dorëheqjen.

Kuvendi duhet të veprojë sa më shpejt për të ndaluar këtë skemë kriminale dhe të shpëtojë qindra mijëra qytetare shqiptarë nga persekutimi dhe pengmarrja. Ka vdekur një qytetar i pambrotjur dhe drejtësia duhet të ndëshkojë fajtorët" - u shpreh mes të tjerash Agron Shehaj në Kuvend.

Lexo më tej: Shehaj akuzon guvernatorin: Janë marrë peng 100 mijë shqiptarë me mikrokreditë (VIDEO) 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI