Flash

Vuçiç: Fqinjët po na vëzhgojnë me avionë pa pilot në kufijtë tanë

Lapsi.al 3 July 2024
Vuçiç: Fqinjët po na vëzhgojnë me avionë pa

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mblodhi Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë këtë të mërkurë në kazermën “Banjica 2” në Beograd. Pas takimit ai tha se kishte bashkëpunim të mirë me KFOR-in për gjendjen në Kosovë, por shqetësim mbetej grumbullimi i ushtrisë së vendeve fqinje dhe sidomos përdorimi i dromëve pa pilot.

“Pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen. Nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, Beograd dhe Vojvodinë. Kemi shumë sfida. Forca të mëdha janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme.

Nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje, tek numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë, 4534 ushtarë për momentin. Ne po mbajmë një bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe besoj se do të kontribuojë në stabilizimin e kushteve në Kosovë dhe Metohi”, - tha Vuçiç sipas asaj që shkruajnë mediat serbe.

“Ajo që kemi vërejtur është se aksionet e avionëve me pilot dhe avionëve pa pilot dhe dronëve me qëllime zbuluese drejt Serbisë, pa kaluar kufirin e Serbisë, janë intensifikuar nga të gjitha drejtimet. Kemi vërejtur ngritjen e dronëve shqiptarë nga Gjakova me qëllimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe.

Ne do të reagojmë me shpejtësi dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm” – tha Vuçiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI