Flash

Noka letër Bashës: Mos përdor asetet dhe simbolet e PD

Lapsi.al 3 July 2024
Noka letër Bashës: Mos përdor asetet dhe simbolet e PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka kërkuar Lulzim Bashës të mos përdorë asetet dhe simbolet e PD.

Kërkesa vjen pasi Gjykata e Apelit i dha vulën PD-së së drejtuar nga Sali Berisha.

Noka paralajmëron se nëse Basha vazhdon t’i përdorë, do të bëhet kallëzim në organet përkatëse, SPAK dhe Prokuoria e Tiranës.

“Gjithashtu kërkojmë nga ana juaj që të mos përdorni simbolet identifikuese të PDSH të cilat me vendimmarrjet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të PDSH janë shfuqizuar si dhe në komunikimin publik të mos t’i drejtoheni publikut si Partia Demokratike e Shqipërisë për sa kohë nuk keni asnjë tager përfaqësimi”, - shkruan Noka në letrën drejtuar Bashës.

Të këshilluara

Laert Haxhiu mbërrin në Tiranë

Ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Tiranë, Laert Haxhiu i cili u ekstradua këtë të mërkurë nga Greqia. Haxhiu iu dorëzua autoriteteve shqip...

16:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI