Flash

Naomi Campbell flet për bullizmin gjatë fëmijërisë

Lapsi.al 3 July 2024
Naomi Campbell flet për bullizmin gjatë fëmijërisë

Naomi Campbell zbuloi në një intervistë se si ka qenë viktimë e bullizmit.

Modelja ka treguar në podcast-in ‘Cambon’ sesi bashkëmoshatarët e ngacmonin gjatë shkollësduke treguar se shpesh e krahasonin me Olivian, personazh i serialit të famshëm vizatimor “Popeye”.

“ Isha shumë e dobët dhe mjaft e gjatë për moshën time dhe e dini sesi fëmijët i thërrasin njëri-tjetrit pseudonime të ndryshme. Më thoshin Oliva sepse qafa ime është mjaft e gjatë”, tha ajo.

Campbell tha gjithashtu në podcast se kërcimi si një aktivitet e ndihmoi atë ta donte trupin e saj dhe të shkëlqente në botën e modës.

“Unë thjesht do të pozoja në poza të ndryshme që i kam praktikuar për kërcimin dhe që më ka ndihmuar. Është diçka që e kam dashuruar dhe që nuk do të ndryshojë kurrë për mua. Ndjej se është diçka që është me të vërtetë pjesë e ADN-së sime”, tha modelja.

Naomi ka folur shpesh për sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës së saj.

Vitin e kaluar, ajo zbuloi në dokumentarin “The Super Models” se varësia nga droga pothuajse e vrau në kulmin e karrierës së saj dhe se përdori kokainë për të përballuar vdekjen e stilistit dhe mikut të ngushtë italian Gianni Versace

Të këshilluara

Detaje nga projekti i ri i Meghan Markle

Meghan Markle thuhet se ka përfunduar xhirimet e shfaqjes së saj të ardhshme për Netflix. Ndërsa detajet rreth projektit të ri të alumit "Suits" mbeten të fs...

16:29

Dua Lipa zyrtarizon lidhjen me aktorin

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në Instagram. Gjatë fundjavës, dyshja festuan në Glastonbury Festival dhe nuk kishin frikë të shih...

15:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI