Flash

U kap me 10 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Bolonja

Lapsi.al 2 July 2024
U kap me 10 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Bolonja

Një shqiptarë është arrestuar në Bolonja. Bëhet me dije se 58-vjeçari me origjinë shqiptare, banues në Reggio Emilia, u arrestua nga policia e Bolonjës mëngjesin e 1 korrikut, me akuzën e trafikut dhe poseidimit të narkotikëve. Gjithashtu ai u kap me 10 kg kokainë, që e kishte marrë në Bari.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se pas hetimeve të mëtejshme, të kryera në kohë reale në Span Ente Autostrade, operatorët regjistruan daljen nga autostrada A14 të makinës që drejtohej nga personi që hyri në kabinën e pagesës Bari Nord rreth orës 7.40 të mëngjesit.

Ndërkohë e njëjta makinë, rreth orës 8.30, kaloi sërish për tu nisur drejt Italisë veriore, me Bolonjën si destinacionin e mundshëm përfundimtar. Nisur nga gjetjet, oficerët vlerësuan një tranzit të mundshëm të automjetit të markës Volvo në zonën Emilia-Romagna dhe për pasojë organizuan një shërbim kërkimi përgjatë A14 duke filluar nga Rimini në drejtim të Bolonjës.

Rreth orës 14:20, makina fillimisht u pa pranë Castel San Pietro Terme dhe më pas u ndal në kabinën e pagesës së autostradës Bologna Fiera. Kur iu nënshtrua kontrollit të policisë, burri që drejtonte makinën tregoi dukshëm nervozizëm dhe njëfarë vështirësie për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve të thjeshta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI