Flash

Merr fund martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Lapsi.al 2 July 2024
Merr fund martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë përpjekur të bëjnë më të mirën – por martesa e çiftit dyshohet se ka marrë fund prej muajsh.

Sipas burimeve, ata janë ndarë që nga marsi, por Affleck është "shumë mbrojtës ndaj Jennifer".

Thashethemet për ndarjen e çiftit u ngritën në maj pasi Affleck mungoi në Met Gala, të cilin JLo e bashkë-kryesoi këtë vit. Ai gjithashtu nuk e shoqëroi atë në premierën e projektit të saj të ri Netflix, "Atlas". Lopez nxiti më shumë spekulimet kur ajo pëlqeu një postim në Instagram rreth marrëdhënieve jo të shëndetshme.

“Nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie me dikë që është i shkëputur nga vetvetja”, thuhet në postim.

Artistja më vonë anuloi turneun e saj  "This Is Me…Live", raportoi ekskluzivisht Page Six, për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë".

“Unë jam plotësisht e mërzitur dhe e shkatërruar që ju zhgënjej”, u tha ajo fansave në buletinin e saj “On the JLo”. “Ju lutemi ta dini se nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme”, shtoi ajo duke premtuar se do t'ua kompensonte fansave të saj.

 

 

 

Të këshilluara

BET Awards 2024: Lista e fituesve

Victoria Monet, Killer Mike dhe Usher ishin ndër fituesit e mëdhenj në BET Awards 2024, i cili u mbajt të dielën mbrëma. Tyla fitoi çmimin e parë t...

14:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI