Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Ariola Kristo

Lapsi.al 2 July 2024
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Ariola Kristo

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 2 korrik vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Korçës, Ariola Kristo.

Kristo u shkarkua nga detyra më 8 shtator 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin u konkludua se ka arritur nivel kualifikues.

Vendimi për lënien në fuqi të shkarkimit të Kristos, u mor në Kolegj në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ina Rama, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit. Vendimarrja e Kolegjit është përfundimtare dhe ka efekt të menjëhershëm.

Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës, ku punoi prej gati dy dekadash deri në momentin e shkarkimit nga detyra./BIRN

Të këshilluara

Stuhi edhe në Kosovë

Erërat e forta me shi të rrëmbyeshëm gjatë ditës së martë kanë shkaktuar dëme materiale në një banesë afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj....

16:51

Moti i keq zbraz plazhet në Vlorë

Reshjet e shiut që janë duke rënë në qytetin e Vlorës kanë bërë që pushuesit të largohen nga plazhet. Shiu vijon me intensitet në të gjithë qytetin e Vlorës,...

20:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI