Flash

Interpelanca me ministren e Shëndetësisë në Kuvend, Çuçi mbledh deputetët e PS-së

Lapsi.al 2 July 2024
Interpelanca me ministren e Shëndetësisë në Kuvend,

Kuvendi do të mbajë të enjten interpelancën me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës lidhur me skandalin e Onkologjikut.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbajti sot mbledhjen ku informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni. Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Kërkesat për interpelancë u bënë një ditë pasi u mësua se 7 mjekë dhe bashkëpunëtorë të spitalit të Onkologjikut janë në hetim për akuzën e shërdorimit të detyrës pasi nuk i ofronin shërbim pacientëve duke i orientuar drejt privatit. Ndaj tyre gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë 'arrest shtëpie' dhe 'detyrim paraqitje'.

Interperlanca e parë është bërë nga kreu i Grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi i cili thotë se ministrja nuk mund të mjaftohet me dënimin e mjekëve, por duhet të mbajë përgjegjësi.

Kërkesa e dytë për interpelancë u bë nga deputeti Arbi Agalliu që kërkon që ministrja të qartësojë menjëherë arsyet se pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive është e shtrirë në kohë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI