Flash

24-vjetori i 2 korrikut/ Berisha e gjen problemin tek qytetarët e Tiranës

Lapsi.al 2 July 2024
24-vjetori i 2 korrikut/ Berisha e gjen problemin tek qytetarët e

Sali Berisha ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me 2 korrikun e 1990, kur mijëra qytetarë, kapërcyen muret që rrethonin ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë, duke i dhënë një goditje nën brez qytetarëve të Tiranës.

Berisha shkruan se mjerisht qytetarët e Tiranës dhe inteligjenca e saj ato ditë u gjetën në bisht të kohës. Sipas Berishës, ata nuk guxuan, nuk mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës.

"Por mjerisht qytetarët e Tiranës dhe inteligjenca e saj ato ditë u gjetën në bisht të kohës.

Ata nuk guxuan të mbështesin kryengritjen e guximtarve të kombit, nuk mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës për të përmbysur si në vendet tjera ish-komuniste diktaturën hoxhiste në Shqipëri. 

Por pavarësisht nga kjo, Kryengritja paqesore e 2 korrikut 1990 goditi rëndë dhe bëri të pashpresë diktaturën komuniste në Tiranë. Ajo me jehonën e saj të jashtëzakonshme dëshmoi se Shqipëria socialiste nuk ishte dhe nuk do mbetej shkëmb graniti i socializmit në Europë, apo Kuba e Adriatikut dhe se diktatura në këtë vend kishte hyrë në agoninë e saj”, shkruan mes të tjerash Berisha.

Me ç'duket kompleksi i Berishës me Tiranën nuk shuhet me kalimin e viteve, thjesht vazhdon dhe reflekton sjelljen e tij me Tiranën. Me qytetarët e Tiranës që mitingjet ia mbushnin plot, që e mbështetën si anti-komunist deri në marrëzi, që besuan se do i ndihmonte për pronat e vjedhura, e ku në 13 vite si i parë i vendit me votat e Tiranës, Tiranën e la të fundit. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI