Flash

I dënuar në mungesë për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 30 June 2024
I dënuar në mungesë për prodhim dhe shitje droge, arrestohet

Një 49-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte i shpalluar në kërkim. Mësohet se 49-vjeçarit i ishte caktuar masa "arrest me burg" nga Gjykata e Tiranës për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi:

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë një 49-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar nga DVP Tiranë, i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Policisë të DVP Vlorë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasit:

– R. M., alias R. Z., 49 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

49-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI