Flash

Berisha: Rama diskriminon banorët e veriut me taksën e rrugës

Lapsi.al 30 June 2024
Berisha: Rama diskriminon banorët e veriut me taksën e rrugës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me anë të një video-mesazhi në Facebook në lidhje me inaugurimin e autostradës Thumanë-Kashar. Berisha ka shprehur vlerësimin për çdo kilometër rrugë që ndërtohet në këtë vend, por ka denoncuar dhe diskriminimin ekstrem, sipas tij, ndëshkimin që kryeministri Edi Rama u bën banorëve të veriut nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë.

Berisha thotë se kjo bëhet duke vendosur aty një taksë për ardhjen e tyre në Tiranë. Ai ka shtuar se për qarkun e Kukësit, qarkun më të varfër të kontinentit, siç e quan ai, është rreth 38-40 vite mbrapa me të ardhura me Tiranën. Berisha thotë se kjo është taksa e dytë që ata duhet të paguajnë pas taksës së Rrugës së Komit.

Reagimi:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot Rilindja e Edi Ramës inaguron pas 11 vitesh në pushtet, 27 kilometrat e para autostradë të nisura dhe përfunduara prej saj. Por une duke shprehur vlerësimin tim për çdo kilometër rrugë që ndërtohet në këtë vend, jam sot para jush për të denoncuar diskriminimin ekstrem, ndëshkimin që Edi Rama u bën banorëve të veriut nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë, duke vendosur aty një taksë për ardhjen e tyre në Tiranë.

Theksoj këtu se për qarkun e Kukësit, qarkun më të varfër të kontinentit, i cili është rreth 38-40 vite mbrapa me të ardhura me Tiranën, kjo është taksa e dytë që ata duhet të paguajnë pas taksës së Rrugës së Komit. Por nga ana tjetër kjo taksë, është një ndëshkim për të gjithë turistët dhe vizitorët që vijnë nga Kosova, të cilët së bashku me ata që vijnë nga Mali I Zi, Muriqani dhe Hani I Hotit dhe nga Europa në këto akse, përbëjnë mbi 70% të turistëve që vijnë në Shqipëri. Për vizitorët nga Kosova kjo taksë e rrit në 17 Euro shtësë vizitën apo udhëtimin e tyre turistik në Shqipëri. Shumë kjo që nuk ekziston në asnjë vend tjetëe sado të madh të kontinentit Europian.

Ndaj dhe une ju bëj thirrje banorëve të qarqeve të veriut të ngrihen kundër këtij diskriminimi anti-shqipëtar, anti-kushtetues të Edi Ramës me taksën që ka vendosur ndaj tyre. Kjo sepse sot aktualisht në të gjitha zonat e tjera të Shqipërisë nga Tirana në Leskovik, në Qafë Botë, në Kakavijë lëvizet në autostrada dhe superstrada pa asnjë taksë. Pra është një diskriminim që ju të dashur banorë të zonave të veriut nuk duhet ta pranoni kurrsesi.

Faleminderit!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI