Flash

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Godina historike e Butrintit kthyer në kafenenë e Kumbaros

Lapsi.al 29 June 2024
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Godina historike e

Parku arkeologjik i Butrintit, një nga zonat më të rëndësishme të trashgimisë sonë kulturore, arkeologjike e turistike, po bie pre e përdorimit të tij për interesa fitmiprurëse të biznesit privat. Rasti më i fundit i abuzimit mbi parkun raportohet nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Sipas reagimit të Forumit, kompania të cilës i është dhënë me koncesion një godinë historike për ta shndërruar në bar-kafe, ka parkuar makinën e kompanisë mbi një kishë mesjetare.

“I nderuar zoti minister i Kultures Blendi Gonxhja. Kjo eshte pamja nga Akropoli i Butrintit sot ne daten 29.06.2024. Makina e kompanise se sallameve, te ciles kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion nje godine historike per ta shnderruar ne kafe, eshte parkuar mbi monumentet e kultures.

Mund ta shikoni i nderuar z. Minister se si kjo makine e kompanise se sallameve qendron e parkuar mbi nje kishe mesjetare e gerrmuar nga profesoresha e Sorbones, Etleva Nallbani. Makina qe furnizon kafene e Kumbaros e ben perdite kete ritual ne syte e te gjitheve vizitoreve dhe administrates shteterore.

Ne fakt parkimi i perditshem i kesaj makine mbi rrenojat antike eshte simbolika e perdhunimit, percudnimit dhe talljes publike qe Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjere te ngjashem i beni pasurive te trashegimise kulturore shqiptare.

Qe ne krye te heres kur ministrja e Kultures Kumbaro vendosi t’i jepte miqve te saj godinen historike te rojtarit te Butrintit per ta shnderruar ne kafene, ishte e qarte se si Kumbaro dhe sorrollopi i saj nuk kishte asnje dhembshuri apo krenari per te ruajtur kete trashegimi.

Kafeneja e Kumbaros, sic njihet sot nga punonjesit e Butrintit jo vetem ka privilegjin te shese uje dhe pije me cmime stratosferike, por ka privilegjin qe cdo dite te parkoje makinen e saj mbi rrenojat antike ne Akropol.

Nderkohe qe njerez fisnike si Presidenti Mejdani i zbriti makines ne hyrje dhe u fut me kembe ne Butrint, apo kryetare shtetesh dhe personalitete te ndryshme e kane respektuar shenjterine e kesaj kryevepre te trashegimise sone, Kumbaro dhe kafeneja e saj perdhos perdite Akropolin e Butrintit”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI