Flash

Sondazhi/Albin Kurti politikani më i votuar në Kosovë

Lapsi.al 28 June 2024
Sondazhi/Albin Kurti politikani më i votuar në Kosovë

45% e zgjedhësve kosovarë kërkojnë të kenë sërish Albin Kurtin si kryeministër, ndërsa 41.1% do të votonin pro koalicionit aktual qeverisës Vetëvendosje / Lista Guxo, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani. Këto janë përfundimet e një hulumtimi nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post.

Lexo me tej:

Kurti nuk pranon shantazhin me Asociacion për pranimin në KiE 

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës renditen shumë më poshtë koalicionit qeveritar dhe as të dyja sëbashku nuk e arrijnë në përqindje. PDK-m shkon në kuotën 19.6%, derisa LDK-ja ka marrë 19.2% . Pas tyre renditet koalicioni i fundit parazgjedhor, ai në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate ka 5.8%. Ndërsa, në pyetjen se se kush duhet të jetë kryeministër i vendit, radha e preferencave është e njëjtë si ajo për partitë, veç se përqindjet dallojnë më shumë për vendin e parë.

Andi Bushati: Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

Albin Kurti prin me 45.6%, një dallim prej 4.5% me partinë e tij, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo kanë marrë 41.1%. Bedri Hamza ka 20.5% si Kryeministër, Partia Demokratike e Kosovës 19.6%. Ndryshe është gjendja për Lumir Abdixhikun si kryeministër me 18.6%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me 19.2%. Ramush Haradinaj si Kryeministër merr 6.2% të votave, ndërsa AAK në koalicion me Nismën vetëm 5.8%. Këto të dhëna janë mbledhur në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor, nga 1050 respodentë në 28 komuna të Republikës së Kosovës.  

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI