Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Fshehu kamerat e sigurisë për të mbrojtur mjekun Edmond Gashi, nën hetim pronari i lokalit

Lapsi.al 28 June 2024
Fshehu kamerat e sigurisë për të mbrojtur mjekun Edmond Gashi,

Egi Sorra, pronari i një restoranti te Liqeni i Kasharit, është vënë nën hetim sepse fshehu pamjet e kamerave të sigurisë, gjatë kohës kur në to ka qenë mjeku Edmond Gashi.

Policia e Tiranës mori informacion se mjeku Gashi kishte thyer masën "arrest në shtëpi" dhe kishte frekuentuar lokalin në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit. Burimet bëjnë me dije se Gashi s'është gjetur në lokal, por në banesë, megjithatë kamerat e sigurisë së lokalit, kanë konfirmuar se ai ka qenë në ambientet e lokali.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Edmond Gashi, 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar Edmond Gashi.’- njofton policia

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI