Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Sonte përballja e madhe Biden - Trump në CNN

Lapsi.al 27 June 2024
Sonte përballja e madhe Biden - Trump në CNN

Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen sot në mbrëmje në një debat televiziv, të parin mes tyre, që shumë e shohin si një mundësi të pashembullt për të dy kandidatët, për të ndryshuar trajektoren e zgjedhjeve mes pikëpyetjesh të ngritura mbi moshën apo aftësinë e tyre për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë për një mandat tjetër.

Sfida duket e vështirë, përballë një publiku tejet të polarizuar amerikan e që kërkon përgjigje për shqetësimet kryesore si gjendja ekonomisë apo situata në kufirin me Meksikën, si çështje këto të dala nga sondazhet e njëpasnjëshme të realizuara së fundmi. Presidenti Biden e ka kritikuar kundështarit e tij duke e quajtur atë një rrezik për demokracinë, ndërsa ish-presidenti Trump e ka godit administratës Biden kryesisht për çështjhe si ekonomia apo emigracioni.

Deri tani anketat tregojnë për një garë shumë të ngushtë mes kandidatëve dhe shumë votues thonë se janë ende të pavendosur, apo të zhgënjyer me të dy kandidatët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Calla Yu, na sjell nga Atlanta, hollësi rreth asaj se çfarë mund të shohin sot amerikanët gjatë debatit.

Ish-presidenti Donald Trump dhe presidenti Joe Biden hyjnë në debatin e parë të kësaj fushate elektorale duke u thënë votuesve se do të ishte katastrofike nëse do të zgjidhej kundërshtari i tyre politik. Ish-presidenti Trump thotë se presidenti Biden po e shkatërron vendin.

“Inflacioni është në kulm. Krimi është jashtë kontrollit. Evropa është në kaos, Lindja e Mesme po shpërthen, Irani është fuqizuar. Kina po rritet. Dhe ky president i tmerrshëm po na tërheq drejt Luftës së Tretë Botërore”, thotë zoti Trump.

Presidenti Biden thotë se ish-presidenti Trump do ta kthente vendin pas.

“I gjithë progresi, e gjithë liria, të gjitha mundësitë janë në rrezik. Trump-i po përpiqet ta bëjë vendin që të harrojë se sa të errëta dhe shqetësuese ishin gjërat kur ai ishte president. Nuk do t’i harrojmë kurrë”, tha presidenti Biden.

Anketimet tregojnë se gara është e ngushtë, duke ia shtuar kështu rëndësinë debatit, thotë profesori i gazetarisë në Universitetin Northeastern, Alan Schroder.

“Mendoj se kjo krijon trysni ndaj të dy kandidatëve, si për sa i përket mundësive që mund t’u sjellë debati, por edhe rreziqeve”, thotë ai.

Një debat i tillë nuk është mbajtur më parë, mes një presidenti në detyrë dhe një ish-presidenti, thotë profesorja e komunikimeve në Universitetin e Pensilvanisë, Kathleen Hall Jamieson.

“Pra, publiku është më i mirëinformuar për të dy kandidatët si individë; ka më shumë gjasa të dijë rreth temperamentit, zakoneve dhe prirjeve të tyre. Por këtë vit, për shkak të moshës së të dyve, lind nevoja, edhe nëse dihet mjaftueshëm për kandidatët, për të ditur nëse janë mendërisht në nivelin e duhur për të qenë presidentë të Shteteve të Bashkuara”, thotë ajo.

Debatet politike i karakterizon mesazhi që jepet, si dhe momente të caktuara, thotë analisti politik Brett O’Donnell.

“Duhet dhënë mesazhi vazhdimisht gjatë debatit, por duhen edhe nja dy momente në debat që do të jenë momente shkëlqimi, le t’i quajmë, në mënyrë që mediat të kushtojnë vëmendje, duke ofruar kështu një avantazh në garë”, thotë ai.

Ky është gjithashtu debati më i hershëm në një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. As zoti Trump dhe as zoti Biden nuk janë emëruar kandidatë zyrtarë të partive të tyre. Të dy kandidatët do t’i kenë mikrofonat të fikur, kur nuk do të jetë radha e tyre për të folur. /Marrë nga VOA

Të këshilluara

Dako në GJKKO kërkon gjykim të shkurtuar

Është zhvilluar sot seanca e parë në GJKKO ndaj ish-Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Dako po gjykohet për shpërdorim detyre në dy raste. Ish-Kryeba...

15:47

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI