Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Shqipëria fiton arbitrazhin me kompaninë Bankers Petroleum

Lapsi.al 27 June 2024
Shqipëria fiton arbitrazhin me kompaninë Bankers Petroleum

Gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për padinë e bërë nga Bankers Petroleum kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (MIE) dhe Albpetrol.

Mosmarrëveshja, për të cilën Bankers i ishte drejtuar arbitrazhit, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas Marrëveshjes të vitit 2004, në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Bankers kërkoi që të mbante të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës.

Në përfundim të gjykimit Shqipëria ja doli të ketë epërsi mbi shumë nga çështjet e interpretimit të Marrëveshjeve përpara Gjykatës.

Nga Vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme.

Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Në datë 7 qershor 2024, pas disa vitesh procedurash arbitrazhi, gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për mosmarrëveshjen e ngritur nga BankersPetroleum kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (MIE) dhe Albpetrol.

Mosmarrëveshja, e sjellë në arbitrazh nga Bankers, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas Licencë Marrëveshjes dhe Marrëveshjes Hidrokarbure të lidhura me Bankers të vitit 2004, në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës.

Në përfundim të gjykimit, dhe pse Bankers kërkoi me anë të arbitrazhit të mbajë të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit të kostove, Shqipëria ja doli të ketë epërsi mbi shumë nga çështjet e interpretimit të Marrëveshjeve përpara Tribunalit.

Konkretisht Gjykata ra dakord me interpretimin e Shqipërisë për aspekte të rëndësishme të marrëveshjeve, në veçanti që kategoritë e kostove të rikuperueshme janë të listuara në mënyrë specifike në marrëveshje, kështu që kostot e tjera si pagesat e bëra për operacionet kanadeze të Bankers ose pagesat për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim me kompani të tjera për furnizimin me naftë nuk mund të rikuperohen (në ndryshim nga pretendimet e Bankers).

Gjykata konkludoi gjithashtu se nuk mund të pretendoheshin as kostot e kundërshtuara që ishin bërë, të tilla si investimet në marrëdhëniet me komunitetin që kane qenë të ekzagjeruara ose pagesat për qiratë e tokës.

Tribunali ra dakord me Shqipërinë se kontratat e rëndësishme nënkontraktore duhej të jepeshin nëpërmjet proceseve rigoroze të tenderimit, duke rritur transparencën dhe efikasitetin e projektit.

Nga Vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme.

Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit.

Një rezultat i tillë vepron si një precedent i rëndësishëm për llogaritjet e ardhshme të tatimit mbi fitimin si në Patos Marinzë ashtu edhe në të gjitha asetet e tilla që i përkasin shtetit shqiptar ku zbatohen marrëveshje të ngjashme licencimi. Vendimi është gjithashtu një përligjie e fortë e auditimeve të shtetit në aktivitetet e hidrokarbureve si dhe e vendimit të tij për të kundërshtuar kostot e rikuperuara.

Rezultati i këtij vendimi u arrit nga puna e bërë nga grupi i punës, i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, AKBN, nga Avokatura e Shtetit, e asistuar nga një ekip ligjor profesional ndërkombëtar (HoganLovells Paris), me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë të naftës, për të bërë parashtrimet dhe shpjegimet e duhura para Tribunalit.

Megjithëse u deshën shumë vite për zhvillimin e këtyre procedurave, Shqipëria ka arritur tashmë këtë rezultat përfundimtar, të suksesshëm dhe të verifikueshëm, duke i dhënë shumë qartësi operacioneve të rëndësishme në të ardhmen në Patos Marinzë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pret të vazhdojë të punojë me investitorët për të shfrytëzuar asetet e Shqipërisë në mënyrën më efikase të mundshme, e dobishme për të gjitha palët e përfshira dhe veçanërisht për popullin shqiptar, si dhe për të punuar brenda standardeve më të larta sociale dhe mjedisore për të siguruar që zona të tilla të mirëmbahen në mënyrën e duhur në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të rehabilitohen siç duhet në përfundim të shfrytëzimit të tyre.

Të këshilluara

Dako në GJKKO kërkon gjykim të shkurtuar

Është zhvilluar sot seanca e parë në GJKKO ndaj ish-Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Dako po gjykohet për shpërdorim detyre në dy raste. Ish-Kryeba...

15:47

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI