Flash

I përfshirë në skandalin tek Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi: Unë bëj vetëm punën time

Lapsi.al 27 June 2024
I përfshirë në skandalin tek Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi:

Mjeku Edmond Gashi, i përfshirë në dosjen e skandalit të Onkologjikut, ku pacientëve me tumor nuk u jepej shërbimi, por i orientonin drejt privatit ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës. Para gazetarëve ai tha: "Unë bëj vetëm punën time"

Ndaj mjekut Gashi është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi, ndërsa sot në Gjykatë të gjithë personat e përfshirë në dosje do të njihen me masat e sigurisë. Sipas Prokurorisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë “shpërdoruar detyrën”. Sipas dosjes, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUT.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.1 lekë dhe do shitet ...

08:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI