Flash

A do të rinovojë Sylvinho? Flet për herë të parë Armand Duka

Lapsi.al 27 June 2024
A do të rinovojë Sylvinho? Flet për herë të parë

Presidenti i FSHF-së Armand Duka është pyetur në emisionin “Kampionët” në Tv Klan nëse do të rinovohet kontrata me trajnerin Sylvinho.

“Kontrata me trajnerin ka mbaruar pas evropianit, por ne ia kemi propozuar që në janar dhe jo tani. Besoj se tani së shpejti do ta finalizojmë”. A ka ofertë nga një klub në Europë? “Këtë nuk e di, por unë di atë që ne i kemi ofruar. Nëse ka ndonjë ofertë marramendëse nuk e di çfarë do të bëjë, por ne kemi bërë tonën. Kontrata është e përfunduar dhe ne ia kemi bërë gati.

Ka mbi 50% të shanseve që ai të firmosë. Sapo kemi ardhur. Mbrëmë bëmë një festë të vogël bashkë me Silvinjon. Sot edhe ai ka ikur të pushojë. Më pas do të ulemi dhe do të flasim. Besoj do ta zgjidhim para se të përfundojë Europiani. Do ikim të shohim finalen bashkë. Nëse atij i ka ardhur ndonjë ofertë 5 milionë euro, nuk e di... Mancini la Italinë për para” – tha Duka.

LEXO EDHE: Polemika/ A duhet të vazhdojë Silvinjo? Dilema para kontratës së re

Në emision, Duka u përplas fillimisht me gazetarin Andi Tela i cili kritikoi deklaratat optimiste të kreut të Federatës para ndeshjeve për fitore me Italinë dhe kalim të grupit duke rritur presionin tek futbollistët. Duka këmbënguli se “askush nuk duhet të shkojë në ndeshje dhe të thotë se dop ta humbasë atë”. Më pas Duka replikoi edhe me aktorin Gent Zenelaj i cili gjithashtu kritikoi presionin e madh që vihet mbi skuadrën para ndeshjeve.

DEKLARATAT E DUKES

Notë Sylvinho? Unë i jap notë kaluese dhe pozitive, por notë 10 nuk ka kurrë.

Broja më shumë minuta? Çdokush ka të drejtë të mendojë si e mendon formacionin. Broja është një lojtar mjaft i talentuar dhe nga më të mirët që ne kemi. Ai kishte kaluar një periudhë të vështirë fizike dhe trajneri aq minuta ka menduar t’ja japë. A duhej nga fillimi? Pas ndeshjes mund të flasim, por para ndeshjes me Spanjën unë kisha tjetër mendim pas asaj që bëri Manaj në ndeshjen me Kroacinë.

Më shumë minuta për Arbër Hoxhën? Edhe kjo është relative. Ka shumë lojtarë që japin më shumë kur hyjnë si zëvendësues.

Babai i Ismajlit? Nuk mund të komentoj deklaratat e prindërve të lojtarëve. Lë të lënë djemtë të luajnë dhe të çajnë rrugën vetë.

Nota 10 për një lojtar? Nuk mund të ketë notë 10 për ndonjë lojtar. Vetëm një herë kam parë në futboll që i kishin vënë notën 10 portierit të Kosovës. Megjithatë më i miri në fushë për mua ishte Asllani, pa dyshim.

Arbitrimi? Ishte në të treja ndeshjet poshtë nivelit të ndeshjes.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Fushë-Krujë

Një vatër zjarri ka rënë në Fushë-Krujë. Nga flakët, janë djegur shkurre dhe ferra pranë rrugës nacionale. Në rrezik ishte edhe një magazinë pranë por zjarrf...

17:22

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI