Flash

Zjarri në Shkodër, pronarja e banesës së djegur: Nuk erdhi prej shpërthimit të bombolës

Lapsi.al 26 June 2024
Zjarri në Shkodër, pronarja e banesës së djegur: Nuk erdhi

Një banesë dykatëshe është djegur mëngjesin e kësaj të mërkure në Shkodër. E zonja e shtëpisë, Luçije Kola tha për mediat se shkak i zjarri nuk ka qenë shpërthimi i bombolës. Ajo akuzon komshiun e saj, duke u shprehur se ai saldon gjatë natës.

“Kemi një komshi këtu, do ketë plasur ndonjë oksigjen. Andej e ka bërë ndonjë masë korrenti. Nuk ka bërë asnjë zhurmë. Nuk ka plasur bombola, absolutisht jo. Ky (komshiu) na ka djegur shtëpinë. Çdo gjë është djegur. S’kemi ku të shkojmë.

Kur ka rënë zjarri ka qenë burri në banesë. Kjo nuk është prej bombolës. E kemi prej një skizofreni që punon gjithë natën duke salduar. Është djegur çdo gjë, me lavatriçe, divane, rroba, çdo gjë”, u shpreh Kola.

Njoftimi:

Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç. Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI