Flash

Zjarr në kodrat e Vainit në Lushnjë, digjen 5 hektarë ullinj dhe shkurre

Lapsi.al 26 June 2024
Zjarr në kodrat e Vainit në Lushnjë, digjen 5 hektarë ullinj

Një zjarr ka rënë në orët e para të ditës së sotme në kodrat e Vainit në Karbunarë të bashkisë Lushnjë. Flakët kanë përfshirë kodrat me ullinj, drufrutore dhe shkurre. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëset e bashkisë Lushnjë dhe efektivët e policisë. Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve të zonës, efektivëve të sektorit zjarrfikës dhe të policisë, nga flakët e zjarrit janë djegur rreth 5 hektarë ullinj drufrutorë dhe shkurre.

Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për mungesë të rrugëve dhe terrenit të thyer kodrinor. Me mjete rrethanore dhe pompat e shpinës është bërë e mundur izolimi i flakëve për të mos rrezikuar banesat.

Përgjegjësi i sektorit të zjarrfikëses Lushnje, Xhezmi Metushi u bën apel fermerëve të tregojnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre qoftë edhe për djegien e mbeturinave sepse me ligj është e ndaluar kategorikisht me vendim qeverie ndezja e zjarreve nga data 1 qershor e deri në 30 shtator.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI