Flash

Konstituohet Komisioni i Dezinformimit, PD nuk merr pjesë

Lapsi.al 26 June 2024
Konstituohet Komisioni i Dezinformimit, PD nuk merr pjesë

Komisioni i Dezinformimit është mbledhur ditën e sotme dhe opozita nuk është paraqitur për të marrë pjesë. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi shprehu keqardhje për mospraninë e opozitës, ndërsa shtoi se puna e këtij komisioni nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës.

“Pa u zgjatur do të doja që të uroja punë të mbarë këtij komisioni, sepse është nga ata komisioni që nuk duhen parë në këtë pikë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës dhe më vjen keq që kolegët e opozitës, me gjithë ftesën e vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit, ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në këtë komision...

Vërtet është nga ato komisionet që nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës. Me vjen keq që kolegët e opozitës ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur. Dizinformimi është një fenomen historik prej Egjipit të lashtë dhe deri më sot, madje deri në atë pikë sa kanë deformuar fakte historike. Ajo që na ul sot në këtë komision është shqetesimi që ka bota perëndimore demokratike se ky fenomen mund të cënoje vlerat tona demokratike", tha Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dizinformimi sot është nje shqetësim që lidhet më së shumti edhe me zhvillimin e teknologjisë e që bota demokratike duhet t'i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.

"Besoj se ky komision është gjeja më e domosdoshme që parlamenti shqiptar duhet të bëjë një orë e më parë. S'duhet të ketë asnjë paranoje që ky komision do të ngrejë mazhorancën kundër lirisë se medias. Ne jemi këtu për të parë se si Shqiperia do ti' përgjigjet këtij shqetësimi", tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI