Flash

Kërkohet shkarkimi i Flutura Açkës si kryetare e Komisionit të Arsimit

Lapsi.al 26 June 2024
Kërkohet shkarkimi i Flutura Açkës si kryetare e Komisionit

Me kalimin e vulës në dorë të Rithemelimit, drejtimi i disa komisione nga mbështetës të Lulzim Bashës po shihet si një pengesë për të bërë opozitë nga deputetët e PD. Në mbledhjen e sotme të grupit, është kërkuar shkarkimi i Kryetarës së Komisionit të Arsimit dhe Medias Flutura Açka, për shkak se nuk përfaqëson grupin parlamentar të kësaj partie dhe po pengon punën e deputetëve të opozitës.

E njëjta kërkesë është bërë edhe për stafin administrativ ndihmës të grupit, ku është kërkuar shkarkimin i disa këshilltarëve të grupit.

“Nuk po përmbush rolin e opozitës. Ai është pozicion i dedikuar për Grupin Parlamentar të PD. Kryetarja e Komisionit nuk vepron në përputhje me vendimet e grupit parlamentar. Pengon çdo nismë opozitare në Komision. Nuk reagon për sulmet e Edi Ramës ndaj medias, nuk ka pranuar asnjë kërkesë për të thirrur në dëgjesë Ministrinë e Arsmit për gjendjen skandaloze në arsim, nuk bashkëpunon për të mbajtur përgjegjëse ministrinë e kulturës për gjendjen e kulturës dhe shkatërrimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore.

Pengoi votimin e kërkesës së opozitës për trajtimin në Komision të sjelljes intimiduese të Edi Ramës ndaj drejtuesve të emisionit Rai 3 dhe s’ka asnjë qëndrim për atë çështje. Është aty me votat tona, por punon kundër nesh dhe kundër opozitës. 80 % të mbledhjeve nuk është në Komision, nuk vjen, duke ia lënë drejtimin Evis Kushit. Asnjë denoncim dhe asnjë reagim për fushat që mbulon”, janë shprehur në shumicë deputetet demokratë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dalë kundër propozimit për shkarkim. Burime bëjnë me dije se Bardhi eshtë shprehur se “e mirëkupton shqetësimin që ngrihet, por, me veprimin që ju propozoni ne do të jepnim mesazhin e gabuar, sepse ne na duhet bashkimi dhe jo përjashtimi”.

“Mirëkuptoj faktin e shqetësimit që ngritën kolegët këtu që Flutura është aty me besimin e grupit parlamentar, është propozim i grupit. Po ai është pozicion për grupin parlamentar të PD. Mirëpo përpara se ne të hedhim një hap, duhet të bëjmë gjithçka që çdo deputet i PD të angazhohet më shumë në aksionin opozitar në Parlament.

Nuk dua të them që i vë në dyshim vërtetësinë e tyre, por më duhet të vlerësoj më në detaje shkaqet që u ngritën këtu. Prandaj nuk mendoj se duhet të bëjmë ndonjë propozim për shkarkim në këtë moment. Kryetari i Partisë të hënën, por edhe kryesia e partisë, folën për dorën e shtrirë të bashkimit me këdo që deri me sot ka menduar ndryshe nga ne. Nuk mendoj që grupi ynë parlamentar duhet të ketë një qëndrim të kundërt me këtë.

Pra dorë e shtrirë, jo përjashtim, jo hatërmbetje, jo shkarkime. Më mirëkuptoni, por nuk mund ta pranoj propozimin tuaj. Mund ti kthehemi kësaj teme ndoshta në ndonjë mbledhje tjetër”, tha Bardhi.

Të këshilluara

Artan Lame në SPAK

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Arsyeja e thirrjes së Lames në SPAK, sipas burimeve të gazetares Klodi...

16:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI