Flash

Zëvëndëson Chollet, Blinken emëron Tom Sullivanin si këshilltar të ri

Lapsi.al 25 June 2024
Zëvëndëson Chollet, Blinken emëron Tom Sullivanin si

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka emëruar Tom Sullivan si këshilltar të ri të Departamentit amerikan të Shtetit, duke zëvendësuar në këtë post Derek Chollet, i cili ka marrë një post të ri në Pentagon.

Sullivan deri më tani ka shërbyer si zëvendësshef i stafit të Blinkenit dhe ka mbajtur këtë pozitë edhe kur John Kerry ka qenë sekretar i Shtetit.

“Tom Sullivan ka njohuri të thella për mënyrën se si formulohet dhe zbatohet politika jonë e sigurisë kombëtare, një njohuri që ai e përdor çdo ditë në emër të popullit amerikan”, tha Blinken përmes një njoftimi për media më 24 qershor.

Sipas njoftimit, Tom Sullivan ka marrë pjesë në takimet me krerë shtetërorë, ministra të jashtëm dhe udhëheqës botërorë “teksa ne rindërtojmë aleancat dhe partneritetet tona, kundërshtojmë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe stabilizojmë lidhet tona me Kinën, por edhe mbrojmë interesat amerikane dhe punojmë për paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet në Lindjen e Mesme”.

Derek Chollet ishte këshilltar i posaçëm në DASH dhe ka qenë i angazhuar me çështjet që kishin të bënin me rajonin e Ballkanit Perëndimor, por ato në Mianmar dhe Irlandën Veriore. Ai korrikun e vitit të kaluar njoftoi se do të merrte një post të ri në Departamentin amerikan të Mbrojtjes./ REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI