Flash

Vrasja e Liridonës, Gjykata në Kosovë vend të vijohet paraburgimi për tre të dyshuarit

Lapsi.al 25 June 2024
Vrasja e Liridonës, Gjykata në Kosovë vend të vijohet

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar për dy muaj paraburgimin të pandehurit Naim Murseli dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Murselit në fund të vitit të kaluar, tha të martën për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi.

“Masa do t’i llogaritet nga data 27 qershor 2024 deri më datën 26 gusht 2024, në kushtet ligjore të parapara nga Kodi i Procedurës Penale të Kosovës”, tha Gashi.

Liridona Murseli, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë, disa kilometra larg kryeqytetit Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë përpjekjes për grabitje, por, vetëm dy ditë më vonë, policia i arrestoi bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë G.P, dhe K.K.

Ata janë mbajtur në paraburgim për dhjetorit të kaluar, në pritje të gjykimit. Motivet për vrasjen e saj nuk janë ende të qarta, por policia dyshon se Naim Murseli e porositi vrasjen e gruas së tij nënë e dy fëmijëve dhe se dorasit i premtoi 30.000 euro.

Mllef e zemërim shprehën mijëra qytetarë kryesisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa në Prishtinë kishte edhe protesta me thirrjet për drejtësi për Liridonën. Vrasja e Liridonës e çoi në katër numrin e grave të vrara në vitin 2023 në Kosovë, sipas raportimeve të policisë.

Nga viti 2010 deri më sot janë së paku 57 gra të vrara në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës. Në të shumtën e rasteve, fajtorë ose të dyshuar për vrasje janë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./ REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI